Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas përfshirjes në operacionin “Shpirti” të dy ish-shoqëruesve të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai shkroi në “Twitter”, se nuk ka asgjë të re në të gjithë këtë mes, duke shtuar se “asgjë nuk lëviz pa lejen e bablokut”, që nënkupton Kryeministrin Rama.
“Tahiri? Bodigardët e Tahirit? Çfarë ka të re ??????? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte dhe nuk lëviz pa lejen e Bablokut !!! Të gjithë”, shkruan Basha. SPAK në bashkëpunim me struktura ndërkombëtare finalizoi me sukses operacionin e koduar “Shpirti”. Në pranga ranë prokurorë, ish-punonjës policie, si dhe ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Agustin Deda dhe Hekuran Marku.
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1411781370465030144
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...