Dy motra të mitura janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që prej pasdites së djeshme nga shtëpia e tyre në Tiranë.
Denoncimi është bërë nga babai i dy vajzave, të cilat janë vetëm 13 vjeçe. Babai është shprehur përpara autoriteteve se vajzat kishin dalë dhe më pas nuk janë kthyer më në shtëpi. Grupi hetimor i ngritur po këqyr telefonat e vajzave për të parë se me kë kanë folur ato për herë të fundit përpara zhdukjes.
Dyshimet janë që vajzat mund të jenë grabitur ose janë larguar me dëshirën e tyre nga shtëpia.
Babai i vajzave ka thënë në Polici se nuk ka pasur asnjë konflikt me to. Policia nga ana tjetër thotë se po vijon kërkimet për dy të miturat./Express
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...