Dy persona, kushërinj të parë me njëri-tjetrin, janë identifikuar nga policia si autorë të një plagosjeje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, pranë Prefekturës.
32 vjeçari me inicialet A.J u plagos rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës Fier.
Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se A.J, është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me personat E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos djem xhaxhallarësh. Sipas policisë, 32-vjeçari është qëlluar me thikë nga E.H.M.
Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të 32-vjeçarit, por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.
Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...