Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dy emigrantë që u gjetën pa shenja jete në Korçë.
Sipas policisë, këtë të shtunë rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, në vendin e quajtur Qyngji, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...