Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Baz-Burrel, në vendin e quajtur baza e asfaltimit.
Si pasojë e aksidentit mësohet të ketë humbur jetën shtetasi Besim Daçi rreth 40 vjeç. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Paraprakisht thuhet se mjeti me të cilin udhëtonte Daçi ka dalë nga rruga.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Ndërkohë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës një autobus përplasi një makinë.
Brenda automjetit ndodhej një çift bashkëshortësh dhe gruaja humbi jetën.
Burri është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën./shekulli
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së