Dy 16 vjeçarë janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Durrësit, ndërsa një 39 vjeçare është proceduar penalisht nga policia.
Sipas policisë, “u arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 19 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit E. C. dhe Sh. M., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se në Sukth, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 23 matës uji. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja M. K., 39 vjeçe, pronare në një pikë grumbullimi të hekurave ku u gjendën sendet e vjedhura.”
Sakaq efektivët blu kanë arrestuar edhe një 25 vjeçar me iniciale R.R., banues në Durrës, i cili teksa drejtonte mjetin e tij tip “Audi” ka aksidentuar një biçiklist me iniciale N.K.,67 vjeç, që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...