Durrës: Trageti mbërrin pas 12 orësh në Bari

21:05 | 24 Shkurt 2019

Ka mbërritur pas 12 orësh në det, trageti i linjës Bari-Durrës.

Sikundër u mësua edhe më herët, trageti pësoi defekt gjatë lundrimit, rreth orës 3.00 të mëngjesit.

Në bordin e tragetit “Rigel 1” ishin 280 pasagjerë, të cilët janë shprehur me të zbritur në port se kanë kaluar orë të vështira.

Menjëherë pas ankorimit, në traget kanë zbarkuar inspektorët e kontrollit të sigurisë.

Janë ata të cilët do të verifikojnë nëse trageti i ka plotësuar kushtet e sigurisë.

Trageti qëndroi për gati tre orë i palëvizur në det.

Shkak deri më tani i defektit mendohet një problem në paketën e kontrollit.

Ajo që e ka bërë më të frikshme situatën është fakti se në traget ka munguar plotësisht energjia.

Kapiteni i anijes ka mundur ta ndezë manualisht motorrin duke risjellë energjinë e munguar.

Trageti ka qëndruar në det të hapur derisa është bërë e mundur ftohja e motorëve, me qëllim riparimin e defektit në sistemin e kontrollit, ndërsa moti ka qenë jo i favorshëm.

Në gatishmëri për evakuimin e pasagjerëve ka qenë edhe Gurdia Di Financa dhe Roja Bregdetare Italiane, ndërsa rasti është denoncuar edhe te autoritetet portuale italiane. /opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara