Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur tek sheshi “Pranvera”. Dyshohet se në këtë aksident automobilistik kanë mbetur të plagosur tre persona.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses, pasi dy vajza dhe një djalë kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit.
Automjetet e aksidentuar janë dëmtuar rëndë, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e përplasjes./gazeta shqip/




42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...
Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha ant...
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...