Të paktën 1 milion lekë të reja janë vjedhur në një kompleks turistik në qytetin e Durrësit.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe është realizuar përmes dëmtimit të kasafortës së subjektit privat me mjete të forta.
Por, me të marrë njoftimin në orët e para të mëngjesit, policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet dhe ka vënë në pranga një të dyshuar.
Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, në banesën e të cilit uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar paratë e vjedhura, saktësojnë burimet policore./ Top Channel
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...