Një person në Durrës është arrestuar pasi është kapur me armë zjarri pa leje.
A.S është pikasur nga qytetarët teksa ka hyrë në një lokal me armë me vete të cilët kanë njoftuar policinë.
Durrës
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët.
Hyri në lokal me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponjat”, pas telefonatës së marrë në sallën operative të DVP Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë nga qytetari.
Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./TCH
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...