Një skandal i vërtetë po ndodh në qytetin e Durrësit, ku pavarësisht vendimit të gjykatës për pezullimin e punimeve tek ‘Veliera’, kreu i Bashkisë Vangjush Dako e shpërfill.
Bashkia e Durrësit vazhdon me intensitet punimet duke hedhur beton mbi murin mesjetar që është zbuluar gjatë gërmimeve. Le të hyjmë më në detaje përse Vangjush Dako nuk ndal punimet?
Pyetja e parë që shtrohet është cila kompani ka marrë përsipër zbatimin e projektit të “Velierës” dhe nga kush po kryhen punimet?
Syri.net ka mësuar se punimet po kryhen nga kompania e Edmond Dakos, vëllai i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, shkruan syri.net
Firma e Edmond Dako, me vendndodhje në Shkozet, është kontraktuar për të kryer punimet tek “Veliera” duke hedhur beton mbi murin antik. Në fakt, nuk është hera e parë që firma e vëllait të Vangjush Dakos është kontraktuar për punë publike në qytetin bregdetar, dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët durrsakë.
Vazhdojmë më tutje duke sqaruar se përse tek “Veliera” po bëhet një krim familjar.
Valbona Qirjako është motra e kryebashkiakut Vangjush Dako. Zonja Qirjako është shefe e Sektorit të Buxhetit në Departamentin Ekonomik në Bashkinë e Durrësit. Pra, fondi për betonizimin tek “Veliera” akordohet me firmën e Valbona Qirjakos.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...