Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas turk, ndërsa ndaj tre të tjerëve vijonë hetimet në gjendje të lirë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta turke të falsifikuara.
Sipas njoftimit të policisë “në Portin e Durrësit u arrestua shtetasi turk, N.A dhe hetohen në gjendje të lirë shtetasit turq, D.A, M.D dhe E.D, banues në Turqi”.
Në njoftim thuhet se këta persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaporta turke të falsifikuara.
Për të arrestuarin dhe 3 turqit e tjerë në gjendje të lirë, do të vazhdojnë hetimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”./opinion/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...