Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle në gjashtë lokale nate në qytetin bregdetar, gjatë të cilave janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike kokainë dhe janë marrë masa për shkelje të ligjit antiduhan.
Policia arrestoi në flagrancë një 28-vjeçar, banues në Tiranë, i cili rezulton pronar i një prej lokaleve ku u ushtrua kontroll, gjatë të cilit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Policia thotë se shtetasi i mësipërm është person me precedentë penalë të mëparshëm për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, gjatë aksionit janë shoqëruar 14 persona të tjerë për verifikim, përfshirë këtu edhe 6 balerina.
Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...