Një fëmijë 7 vjeç është denoncuar në policinë e Durrësit se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Denoncimi është bërë nga familjarët të cilët kanë thënë në polici se fëmija është larguar rreth orës 10:30 të paradites. Ata kanë deklaruar se fëmija i tyre ka dalë nga banesa për të luajtur dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i policisë Durrës
Më datë 28.07.2017, rreth orës 10:30 është larguar nga banesa, lagja Nr.15, shtetasi E.C. 7 vjeç.
Nga deklarimet e familjarëve pohohet se shtetasi I mitur ka dalë nga banesa për të luajtur dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1.30 cm i gjatë dhe në momentin e largimit ka pasur të veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një palë shapka ngjyrë blu.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e çdo qytetari që e identifikon të kontaktojnë në numrin 0694110217.

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...