Një organizatë kriminale, e përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, është shkatërruar nga njësitet policore të Katanias.
Ka qenë prokuroria e qytetit sicilian, që ka lëshuar 11 urdhër-arreste. Katër shtetas italianë dhe 3 shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa për 4 të tjerë është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar në rang europian.
Gjatë operacionit, të koduar “Trëndafili i erës” janë sekuestruar 20 mijë euro para kesh.
Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se grupi kriminal në vitet e fundit kishte arritur të transportonte nga bregu shqiptar drejt Italisë mbi 3.5 tonë marijuanë, të sekuestruara bashkë me armë, kryesisht Kallashnikovë dhe municione.
Gjatë hetimeve janë arrestuar 20 korrierë. Lënda narkotike kishte si destinacion zonat e shpërndarjes në Katania, Raguza dhe Sirakuza dhe nga llogaritë e GdF kapte një vlerë prej 20 milionë euro.
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...