Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka arrestuar pasditen e kësaj të mërkure një agjent të policisë kufitare në portin e Durrësit, nën akuzën se favorizoi kalimin e një sasie droge.
Në pranga ka rënë agjenti Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas SHÇBA-së, Shaba lejoi të kalonin në vijën e parë të kontrollit dy shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni të ngarkesës së tyre.
Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim Hasani dhe bashkëpunëtorja e tij Laureta Lama, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Ata u arrestuan nga agjentët e Antidrogës teksa ndodheshin në kabinën e tragetit, ku u gjet edhe droga.
Materialet hetimore në ngarkim të agjentit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”./tch/Arbresh.info
Hoxha: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetfo...
Nis për herë të parë skriningu neonatal në Spitalin e Mitrov...
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...