Partia Demokratike emëroi menjëherë një drejtor të ri politik në Shkodër, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit nga kjo detyrë.
Në një njoftim për mediat, PD-ja tha se në këtë post ishte emëruar nënkryetari i partisë dhe kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
“Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD-së dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD-së dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj”, tha PD-ja në një njoftim.
“Duke falënderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 prillit dhe fokusimin e tij aktual te beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD-së shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD-së dhe në krye të fitores së PD-së në të gjithë Shqipërinë”./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...