Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X ndaj deklaratave të Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, e cila përmendi “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil, si argument për rifillimin e kthimit të familjeve emigrante.
Rama e cilësoi zhgënjyese dhe të pajustifikuar përzgjedhjen e shqiptarëve në deklaratat e saj, duke theksuar se një numër kaq i vogël nuk mund të përdoret si instrument politik për debatet e brendshme britanike.
“Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretarin e Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuara Shabana Mahmood citojnë “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rifillimin e kthimit të familjeve. Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës së së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm?”, shkroi Rama.
Kryeministri kujtoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për frenimin e migracionit të paligjshëm ka qenë ndër më të suksesshmit në Evropë, duke sjellë pothuajse ndalimin e mbërritjeve të parregullta nga Shqipëria që prej fundvitit 2022.
“Më lejoni t’i kujtoj Sekretarit të Brendshëm se, falë punës intensive të përbashkët që nga fundi i vitit 2022, mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të zhdukura. Kontrolli i migracionit ka funksionuar. Mbërritjet e parregullta nga Shqipëria janë pothuajse të zhdukura”, theksoi ai.
Rama shtoi se ndërkohë Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbajë kufizime të trashëguara nga epoka Braverman në lëvizjen e shqiptarëve, të cilat, sipas tij, dëmtojnë si lirinë e qytetarëve ashtu edhe ekonominë britanike.
Duke u ndalur te komuniteti shqiptar në Britani, Rama u shpreh se shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike dhe se përfituesit nga skemat sociale janë shumë më pak krahasuar me komunitete të tjera.
“T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë, është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie”, deklaroi ai.
Kryeministri nënvizoi se Shqipëria mbetet një aleate aktive e Britanisë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe kontrollit të kufijve dhe se përçarja e perceptimeve përmes deklaratave të tilla rrezikon të ekspozojë shqiptarët ndaj narrativave ekstremiste. Në përfundim, Rama theksoi se politika zyrtare nuk duhet kurrë të udhëhiqet nga stereotipet etnike.
“Kjo është më e pakta që njerëzimi pret nga Britania e Madhe e Madhe.”, shkruan Rama.
Quite disappointing to hear the UK Home Secretary, @ShabanaMahmood, cite “around 700 Albanian families” living in taxpayer-funded accommodation after failed asylum claims as justification for resuming family returns.
How can a Labour Home Secretary so poorly echo the rhetoric of…
— Edi Rama (@ediramaal) November 19, 2025
Gjuajtje me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, pol...
Shtatë mrekullitë e kanellës për shëndetin
Haxhiu: Dyfishim i shtesave për fëmijë – nga 45 euro n...
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...