Më pas Edi Rama foli edhe për djegien e mandateve të deputeteve, nga ana e opozitës, duke e cilësuar veprimin si tradhti ndaj atyre që i votuan. Gjithashtu, Kryeministri kujtoi se një gjë të tillë e ka bërë një parti në vitet ’20, por që u shkri. Sipas Ramës të njëjtin fat do të ketë edhe opozita.
“I kemi mundur atëherë dhe do i mundim përsëri. Atë bënë diçka që askush nuk e bëri. Vetëm një parti e bërë këtë në vitet ‘20 në Itali dhe ajo parti u shkri. Ashtu do shkrihen edhe ata sepse zgjodhën të tradhtojnë popullin që ua dhanë mandatet”, paralajmëroi Rama.
Ndër të tjera, Rama u shpreh mjaft optimist në lidhje me zgjedhjet e ardhshme duke thënë se fitorja do jetë më e thellë.
“Nëse nuk e mundim dot në Tropojë, jo se ai është i fortë, por nuk kemi qenë atje më të mirët. Më 30 qershor do i mundim në Kukës dhe shumë më thellë se ç’mundëm më parë, sepse nuk ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite, PD është bërë më e fortë dhe kryetari është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar? Çfarë kanë bërë që kur humbën zgjedhje. Dhe zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri, dhe jo në pozicione dosido, duke pasur Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, të Shëndetësisë, Arsimit, të gjitha agjencitë e mëdha shtetërore, si edhe drejtorinë e Burgjeve se atë e kanë merak ata dhe përsëri humbën”, shtoi ai./top channel
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...