6 vite pas vdekjes së babait të tij në Bulevard, përpara Kryeministrisë, në 21 janar të vitit 2011, djali i Faik Myrtajt, Renato Myrtaj kërkon drejtësi.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Renato ka folur në lidhje me takimin që zhvilloi sot së bashku me familjarë të tjerë të viktimave, me kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se nuk priste surpriza.
Nga ana tjetër ai dekalroi se ish-kryeministri Saili Berisha ka për ‘të paguar’ jo vetëm ’21 janarin’ por edhe për shumë dëme që i ka bërë Shqipërisë.
Renato ju keni patur një takim në përkujtimore në ceremoninë që është zhvilluar. Çfarë biseduar me Kryeministrin Rama?
Në fakt, nuk është se prisja ndonjë surprizë të radhës nga kryeministri. Por meqë i kam parë shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, e prisja këtë qëndrim të kryeministrit.
Çfarë ju tha?
Nuk më hoqën…Nuk është se jam i pakënaqur. Pa dashur ta politizojë çështjen e ‘21 janarit’. Më ka pëlqyer në disa hapa. Ka vendosur disa gjera nga gjyqësori.
Çfarë ka bëre?
Më e fundit reforma në drejtësi. Duke i ngushtuar rrethin Berishës dhe duke çuar vendin atje ku i takon. Berisha nuk do paguajë vetëm ‘21 Janarin’. Nëse drejtësia do bëj drejtësi, ai do paguaj shumë. Ka dëmtuar mjaft shqiptar.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit