Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm me rastin e 10 Dhjetorit, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.
Ai theksoi se kjo ditë shërben si një mundësi për reflektim mbi qasjen ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve.
“10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, shërben si reflektim mbi qasjen tonë ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që u aprovua dhe u shpall më 10 dhjetor 1948, njohu të drejtat dhe liritë themelore për çdo qenie njerëzore, pa dallim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, origjinë kombëtare ose sociale, opinioni politik, pasurie ose kushte të tjera. Deklarata shërben si një udhërrëfyese për kombet dhe shtetet anëtare”, thotë Begaj.
Presidenti Begaj i bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të luajnë një rol në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.
“Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij, mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore. Por, në këtë ditë, unë ftoj veçanërisht të rinjtë të jenë mbajtësit dhe përcjellësit e saj, duke çmuar çdo të drejtë që gëzojmë si qenie njerëzore, nisur me respektin e tjetrit, pranimin e njerëzve ashtu siç janë. Duke respektuar, mbështetur e reklamuar të drejtat njerëzore, ju, të dashur të rinj, do të ndërtoni një shoqëri më të mirë e më të paqtë”, pohon ai./Arbresh.info
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...