Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka takuar disa përfaqësues të disa organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Presidenti shqiptar bëri të ditur se në takim kanë diskutuar për sfidat aktuale të demokracisë shqiptare.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë takova përfaqësues të disa organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Diskutuam mbi sfidat aktuale të demokracisë shqiptare dhe sesi Institucioni i Presidentit mund të bashkëpunojë me përfaqësuesit e qytetarëve aktivistë për ta mbrojtur e përforcuar atë”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...