Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.
“Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e radhës në emër të jetës”, thotë Manastirliu.
Duke u shprehur se në spitalin infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po bëhet një punë e jashtëzakonshme, Manastirliu bën thirrje për të gjithë qytetarët të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që t’ua shlyejmë sadopak borxhin që u kemi mjekëve dhe infermierëve, për t’u lehtësuar punën.
“Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t’ua shlyejmë pak e nga pak duke u’a lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm”, mbyll videon falenderuese Manastirliu./TCH
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...