Një gomone 7 metër e gjatë me dy motorrë të fuqishëm, e ngarkuar me kanabis, por që po digjej nga flakët në det, është bllokuar nga Policia Kufitare në orët e para të mëngjesit, në fshatin Rrjoll të Velipojës, në zonën bregdetare në afërsi të vendit “Rëra e Hedhur”.
Trafikantët që kanë lënë gomonen duke u djegur janë larguar në rrugë tokësore.
Dyshohet se trafikantët e kanë kuptuar se janë diktuar nga policia dhe kanë devijuar rrugën dhe më pas i kanë vënë vetë flakën gomones me kanabis. Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen, por burime konfidenciale bëjnë të ditur se në gomone ka pasur lëndë narkotike kanabis dhe trafikantët dyshohet të kenë qenë dy persona që janë larguar në këmbë.
Policia ka sekuestruar një sasi të lëndës narkotike dhe gomonen e djegur në cilësinë e provës materiale dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...