Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.
Një automjet me katër të rinj shqiptarë është përfshirë në aksident.
Si pasojë e përplasjes, vetura ka shpërthyer në flakë, ndërsa brenda kabinës ka mbetur një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë, shkruan Abcnews.al
Sipas raportimeve vetura ishte duke lëvizur në zonën e Lassi, në drejtim të Platis Gialos.
Dëshmitarëve thanë se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar.
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike.
Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...