Katër automjete janë shkrumbuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier të Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se fillimisht ka marrë flakë automjeti tip “Benz”, e më pas dhe 3 automjetet e parkuara pranë tij.
Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar prej një defekti elektrik.
“Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.
Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia./tvklan.al
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026