Një vatër zjarri ka djegur dy banesa në qytetin e Gjirokastrës.
Zjarri është regjistruar rreth orës 16:20, të së dielës, në lagjen “Manalat i dytë”, dhe për pasojë janë djegur 2 banesa, në pronësi të dy vëllezërve me inicialet Ç. Gj. dhe R. Gj.
Operacioni për shuarjen e flakëve në dy banesat e përfshirë nga zjarri në Gjirokastër ka qenë i vështirë edhe për shkak të plasjes së vazhdueshme të municioneve të braktisura në këtë zonë.
Zjarri ka aktivizuar sasira fishekësh luftarak të braktisur gjatë trazirave të vitit 1997 që ndodheshin në territorin përreth shtëpive duke e vështirësuar punën për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 4 automjete zjarrifikës me grupet përkatëse si dhe forca policie.
“Banesat ishin perfshirë nga flakët dhe ishte vështirë dhe ndërhyrja jone pasi përreth kishte shperthim si pasojë e fishekëve të braktisur”, pohojnë zjarrfikësit e Shqipërisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./euronews.al
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten