Dhuna në familje godet sërish në qytetin e Lushnjes. Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar bashkëshorten shtatzënë, në sy të fëmijëve të mitur.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Andi L., 34 vjeç, nga Lushnja. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit më 10 qershor. Ka qenë bashkëshortja M. L, 22 vjeçe e cila ka bërë kallëzim në polici.
Sipas 22-vjeçares shtatzënë, i shoqi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Mësohet se 34-vjeçari ishte njeri problematik, që konsumonte alkool, luante bixhoz dhe nuk punonte. Kanë qënë pikërisht debatet për këtë që kanë degjeneruar më pas në ushtrim dhune.
Ndaj Andi L, rëndon akuza e dhunës në familje në rrethana rënduese. /Tch
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi