Disa banorë të njësisë administrative Katund i Ri kanë dalë këtë të enjte në protestë përballë Bashkisë së Durrësit me pretendimin se janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet që kanë ndodhur pranë shtëpive, që sipas tyre kanë ardhur si pasojë e hapjes së rezervuarit nga ana e autoriteteve vendore.
Madje në një moment të protestës, banorët kanë tentuar të hyjnë me forcë në zyrën e Vangjush Dakosh për t’i kërkuar këtij të fundit llogari mbi përmbytjet.
Protestuesit pretendojnë se janë përmbytur për të disatën herë këtë vit, e madje kanë kërcënuar dhe me vetëvrasje masive nëse problemi i tyre nuk zgjidhet përmes dëmshpërblimeve./Gazeta Express
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...