“Një çift udhëtarësh kanë zbuluar një parajsë të fshehtë”. Kështu e nis artikullin “daily mail” ku përshkruan bukuritë të Fshatit bregdetar, Dhërmiun, teksa e ka cilësuar si perla e fshehur e Evropës.
Ndërsa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë të Greqisë dhe Italisë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar, që është cilësuar si një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit.
Aventurierët po shkojnë drejt perlës së fshehur të ëndërruar si, Bali, i cili ofron plazhe të kristalta të pastra, peizazhe mahnitëse, bare, hotele dhe restorante luksoze.
Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilin e quajtën të nënvlerësuar dhe ”Balin evropian”.
Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë në jug të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare mahnitëse të mbushur me bare plazhi dhe resorte të jashtëzakonshme.
Ndodhen dy seksione, gjysma e sipërme, ku shtrihet qyteti i vjetër, ndërsa gjysma e poshtme është vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.
Ndërsa temperaturat kanë filluar të bien në Australi, Shqipëria po hyn tashmë në muajt e saj të verës duke e bërë atë një destinacion perfekt për t’u larguar nga i ftohti dimëror./abcnews
Osmani në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mit...
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për çë...
Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndrua...
Jetë përrallore me 120 vetura e vila luksoze, dënohet me bur...
Ftohet seanca për buxhetin e Prishtinës, këto janë investime...
ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...