Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptarit në Athinë.
Viktima u ekzekutua me plumb në kokë sapo kishte parkuar motorin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kypseli.
Bëhet fjalë për një vrasje tipike mafioze, thotë mediat greke, duke shtuar se po hetohet në disa drejtime.
Paraprakisht ka dyshime që krimi të ketë ndodhur për larje hesapesh, por nuk ka asgjë zyrtare nga policia greke.
Kur u ekzekutua poshtë pallatin, 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija i mitur.
Kur mësoi se çfarë kishte ndodhur, gruaja e shqiptarit pësoi tronditje. Hetuesit grekë janë duke mbledhur prova dhe morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.
Emri i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa po hetohet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur shkaqet. /TvKlan
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...