Detaje të reja nga atentati ndaj Hekuran Billës që tronditi mbrëmjen e 11 qershorit Tiranën në “Komunën e Parisit”
Mësohet se drejt tij janë shtënë 11 plumba, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen.
Ora News informon se 40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Autorët kanë qëlluar nga e djathta e automjetit pasi makina e viktimës ishte importuar nga Anglia.
Makina e djegur- Mësohet se makina e djegur që është gjetur mbrëmjen e djeshme në Pezë të Vogël rezulton e vjedhur në Kukës nga ka origjinën dhe viktima. Kurse target e vjedhura i përkisnin një makine Renault në Lezhë.
Pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje për hakmarrje, por nuk përjashtohet pista e konflikteve për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për shfrytëzim prostitucioni.
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë