Partia Demokratike, me një video të shpërndarë në “Facebook” shprehet se Edi Rama ka 119 ditë që nuk shkon në zyrë.
PD, në denoncimin e formuluar si nje video mesazh thekson se ndërsa vendi është në krizë, Rama nuk shkon as në zyrë që të shërbejë ndaj popullit shqiptar.
“Vendi është në krizë, ndërsa Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh.
Atij nuk i bëhet vonë. Është koha për një kryeministër që mendon për njerëzit”, thuhet në mesazhin e PD-së.
Në statusin e shpërndarë në rrjetet sociale, Partia Demokratike shprehet: “Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.
Facebook Edi nuk punon për ju. ”./lajmiifundit.al/
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...