Qyteti i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e sotme.
Pas disa ditëve me reshje shiu në të gjithë vendin, që solli edhe përmbytje në një pjesë të zonave, “Parisi i Shqipërisë” është mbuluar nga bardhësia.
Në zonën e Korçës të përfshira nga dëbora më parë janë Dardha dhe Voskopoja.
Dëbora e parë në Dardhë ra më 22 nëntor të vitit që lamë pas. Mbrëmjen e sotme dëbora nisi edhe në Bulqizë me intensitet të lartë.
Kujtojmë se Evropa po përballet me stuhinë e dëborës “Filomena”, e cila fillimisht ka ngrirë Spanjën, ku temperaturat në qytezën Bello, të njohur dhe si Siberia spanjolle, zbritën në minus 25 gradë Celsius./TCH
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...