Qendra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Mesdhe ka ndikuar këtë të hënë vendin tonë duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në Verilindje dhe Juglindje janë rikthyer reshjet e borës që në orët e para të mëngjesit, si pasojë e temperaturave të ulëta.
Reshjet e borës në këto zona do të mbeten deri në orët e para të ditës së martë.
Në mesditën e së mërkurës, deri në orët e para të ditës së enjte, dëbora pritet të intensifikohet, por intensiteti më i lartë parashikohet të jetë në Juglindje të vendit. Në qytet, bora do t’i kalojë mbi 30 cm, ndërsa në zonat rulale trashësia e borës do të jetë e lartë.
Përmirësimi i përkohshëm i kushteve atmosferike do të fillojë ditën e premte, pasi prania e diellit do të sjelle edhe rritje graduale të temperaturave. Në zonat malore, në mesditë temperatura maksimale do të jetë 1 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet 8 deri në 11 gradë Celsius.
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...