Debatet vazhdojnë në Bruksel për vendimin e hapjes ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas një diskutimi të thelluar midis liderëve në lidhje me aspiratat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për të hapur negociata me BE-në, mësohet se Presidenti i Këshillit Donald Tusk ka thirrur një pushim duke shpresuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që do të kapërcejë kundërshtimin e ashpër të presidentit francez Macron për hapjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe disa liderë të tjerë aktualisht janë ulur duke hartuar një tekst mbi zgjerimin. /Top Channel/
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar