Ministri shqiptar i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar një video të evakuimit të dy alpinistë të bllokuar të dielën në një zonë të thellë të Valbonës.
Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke eksploruar zonën por terreni i thepisur ka prishur aventurën e tyre, teksa njëri për momentin nuk është në gjendje të lëvizë.
Nga pamjet shihet helikopteri i Forcave Ajrore të Shqipërisë i cili bën evakuimin e alpinistëve në një lartësi prej 2,328 metrash.
“Ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bënë të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar në 2328 metra lartësi në majën e Zhaporres, në zonën e Valbonës”, ka thënë Peleshi në një postim në Facebook.
“Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”, ka shtuar ministri. /arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...