Mediat britanike vijojnë t’i kushtojnë vëmendje rritjes së numrit të azilantëve sidomos nga Shqipëria. “Daily Mail” shkruan se një rol të rëndësishëm ka krimi i organizuar shqiptar.
“Një çmim prej 4 mijë £ duket se është kostoja sipas një postimi të fundit të TikTok në shqip dhe anglisht që ofron nisje çdo ditë. Kjo duket si një ulje e konsiderueshme nga shifa prej rreth 10 mijë £ në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
Rritja e madhe e kësaj vere është nxitur nga një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që bëjnë udhëtimin me gomone. Një ekspert i emigracionit tha se numri i të ardhurve në javët e fundit ka qenë ‘absolutisht i paprecedentë’ si për sa i përket atyre që vinin brenda një dite, por edhe numrit që tani po grumbullohet në çdo varkë” – thuhet në shkrim.
“Ne e dimë që kriminelët shqiptarë janë përfshirë në këtë rrugë prej disa kohësh dhe është një progres i natyrshëm që do të gravitojë drejt individëve që flasin të njëjtën gjuhë” – thotë Lucy Moreton, kreu i Unionit të Shërbimit të Emigracionit. /lapsi/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...