Covid-19 ka dëmtuar në masë të madhe industrinë e turizmit në Shqipëri, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme.
Kryetari i shoqatës së tur-operatorëve të Shqipërisë, Besnik Vathi ka parashikuar 1.7 miliardë euro më pak të ardhura për shkak të pandemisë.
Sipas Vathit ajo që e bën situatën më të pasigurt është mungesa e një date të saktë për përfundimin e kësaj gjendjeje paralizuese, përcjell albinfo.ch.
Nga të dhënat e qershorit, është faktuar se prurjet nga turizmi kanë qenë rreth 70% më pak se vitin e mëparshëm.
Nëse rrethanat vijojnë të jenë të tilla kryetari i shoqatës së tour-operatorëve parashikon mbyllje të bizneseve si dhe largim të shumë personave nga puna.
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...