Prokuroria e Durrësit ka nisur zyrtarisht hetimet për rastin e çokollatave të dyshuara si të kontaminuara me krimba dhe të tregtuara në rrjetin e marketeve “Diambe”.
Burime zyrtare nga prokuroria konfirmuan për Top Channel se çështja u regjistrua si procedim penal kryesisht më 11 nëntor, pas publikimeve në media dhe njoftimeve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Gjatë një inspektimi në magazinën e rrjetit në Katund të Ri të Durrësit, AKU gjeti çokollata të markës Talarki Money Euro, që dyshohet të jenë të ndotura me insekte.
Hetimet po kryhen për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, parashikuar nga neni 288 i Kodit Penal.
Aktualisht, prokuroria po mbledh provat e para dhe pritet të marrë në pyetje administratorët e kompanisë “Diambe” dhe përgjegjësit e furnizimit.
Sipas AKU-së, çokollatat janë importuar nga Polonia, ndërsa kushtet e papërshtatshme të ruajtjes dyshohet të kenë favorizuar zhvillimin e insekteve.
Autoriteti ka bllokuar një pjesë të produktit dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha çokollatave “Talarki Money”. Gjithashtu ka vendosur një gjobë prej 300 mijë lekësh ndaj kompanisë.
Ndërkohë, kampionët e produktit janë dërguar për analiza laboratorike në ISUV, për të përcaktuar nivelin e ndotjes dhe rrezikshmërinë për konsumatorët.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...