Bordi i Transparencës në Shqipëri nuk ka ndryshuar çmimin e naftës që prej 12 tetorit edhe pse çmimi i një ton naftë është ulur me 15 për qind në krahasim me vendimin e fundit.
Ky ndryshim nuk është reflektuar nga Bordi i Transparencës.
Ekspertet e ekonomisë analizojnë shifrat dhe thonë se me çmimin e naftës me pakicë, Shqipëria lë pas dhe Luksemburgun, vendi me të ardhurat më të larta për frymë në Evropë, raporton Top Channel.
Ndërsa qeveria dhe bizneset ndodhen në një tryezë, ekspertët mendojnë se është momenti që të ulen taksat e vendosura mbi një litër naftë, pa rritur abuzimin.
Bordi i transparencës së çmimit të naftës, kur u ngrit u tha se kishte për synim vetëm transparencën e çmimit që luhatej në bursat ndërkombëtare vazhdimisht, por ndërsa bursat gjatë tre javëve kanë ndryshuar, çmimet në Shqipëri mbeten në 240 lekë [2 euro] për litër.
Arsyeja është se kaq e ka vendosur bordi në mbledhjen e fundit të para 19 ditëve. Ne këtë mënyrë ky bord nuk po bën transparencë, por është kthyer në alibinë e çmimeve kartel. /tch/
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026