Shqipëria në Tetor arriti të blejë energji me çmimin më të lartë historik 260 euro për 1Mwh, 5-fish më i lartë se e njëjta periudhë vitin e kaluar. Për shkak të thatësirës së tejzgjatur OSHEE ka ende nevojë të blejë energji në tregun e lirë për të furnizuar konsumatorët shqiptarë.
Kompania pritet të dalë sërish në ankand në 7 Tetor dhe çmimet me të cilat do të përballet janë marramendëse. Të dhënat e bursave rajonale dhe ajo e Hungarisë, Hupex, nga e cila vendi ynë merr çmimet referuese variojnë nga 270 euro – 320 euro 1 MWH.
Nga Kroacia, Hungaria, Serbia dhe Greqia çmimet e energjisë variojnë në këto shuma që janë 6 fish më të larta se e njëjta periudhë vitin e kaluar.
Në këtë ankand OSHEE pritet të vendosë një çmim të ri historik për blerjen e energjisë, me institucionin që ende pa u mbyllur muaji ka harxhuar rreth 23 milionë euro më shumë për blerjen e energjisë se vitin e kaluar.
Nëse situata vazhdon e tillë, OSHEE do detyrohet të kufizojë energjinë ose të vazhdojë të blejë energji me çmime që pritet të rrënojnë financat e kompanisë./tch/
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...