Çifti shfrytëzoi për prostitucion një 17 vjeçare shqiptare.
Përpara autoriteteve italiane ka dalë një shqiptar dhe një rumune. Për të njëjtin hetim, shtatë persona të tjerë tashmë janë dënuan në vitin 2015.
Shqiptari dhe gruaja e tij rumune akuzohen se kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucionin një 17-vjeçare shqiptare.
36-vjeçari shqiptar dhe 29-vjeçarja rumune, janë akuzuar nga gjyqtari hetues i Bolonjas, por gjykimi ndaj tyre do të zhvillohet në Piacenza në shtator.
Shqiptari mbrohet nga avokati Mauro Pontini ndërsa gruaja e tij nga Vittorio Antonini.
Ndaj vajzës së re kishin filluar hetimet që nga viti 2013, ndërsa sot shqiptarja nuk ndodhet në Itali.
Çifti e kishte detyruar atë që të ushtronte prostitucionin në Caorsana.
Gjithçka filloi pasi karabinieri arriti të arrestojë 8 shtetas të huaj, të cilët dolën në gjyq dhe 7 prej tyre u dënuan në vitin 2015.
Pesë shqiptarë dhe dy rumunë, u lanë në qeli pasi përfituan një të tretën e uljes së dënimit, ku dënimet për ta variojnë nga dy deri në 6 vite.
Ndërkohë, procedurat lidhur me 17-vjeçarin përfunduan në Bolonjë. Pak ditë më parë, çifti ka hedhur poshtë akuzat dhe mohon të ketë shfrytëzuar shqiptaren e re për qëllime prostitucionin.
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...