Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në vizitën e tij të parë në rajon, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kryediplomati u takua me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, Kryetarin e Lëvizjes BESA Bilal Kasami, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe me Kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi.
Në këto takime diskutimet u përqendruan në hapat pozitivë që Maqedonia e Veriut ka shënuar së fundi, falë kontributit të pazëvendësueshëm të faktorit shqiptar, në proceset integruese Euro-Atlantike.
“Vizioni dhe vokacioni i padiskutueshëm i faktorit shqiptar në mbështetje të integrimeve Euro-Atlantike, rezultoi vendimtar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës” u shpreh Ministri në Detyë Cakaj. Ne këto takime u fol gjithashtu për rëndësinë e angazhimit të mëtejshëm të mbarë spektrit politik shqiptar ne proceset e shtetkonsolidimit.
“Konsolidimi i stabilitetit dhe prosperitetit, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për të gjithë rajonin, është një punë e vazhdueshme dhe proces i cili kërkon domosdoshmërisht edhe vazhdimin e angazhimit dhe ruajtjes së koherencës mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Ministri në Detyrë Cakaj në takimet me Kryetarët e Partive Politike Shqiptare.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë