Ministri i Jashtëm grek Nikolas Kotzias ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Takimin e tij të parë ai e ka pasur me homologun shqiptar, Ditmir Bushati me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp.
Ligji i Luftës, çështja Çame, kufiri detar, kriza greke, emigrantët shqiptarë në Greqi dhe njohja e pavarësisë së Kosovës kanë qenë temat që janë diskutuar mes dy ministrave të Jashtëm.
Lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ministri Bushati tha se qeveria shqiptare jo vetëm që e vlerëson vizitën e ministrit Kotzias në Kosovë, por dhe e inkurajon Greqinë për të njohur pavarësinë e Kosovës në një të ardhme të afërt.
Gjithashtu Bushati konfirmoi para gazetarëve se me homologun grek pati një bisedë të sinqertë dhe të ngrohtë, ku jo vetëm listuan çështjet që janë pjesë e dosjes diplomatike Shqipëri-Greqi por edhe tentuan të skicojnë rrugëzgjidhjet. ‘Në rast se nuk do arrihet dakordësia, zgjidhja do vijë sipas normës ndërkombëtare dhe frymës evropiane,” tha ministri Bushati, ndërsa vlerësoi edhe ligjin e miratuar së fundmi në Greqi për njohjen e nënshtetësisë së fëmijëve të emigrantëve shqiptarë.
Lidhur me këto çështje edhe ministri grek pranoi se ka pasur një bisedë miqësore me homologun shqiptar. Ai u ndal si fillim te çështja e emigrantëve shqiptarë, për të cilat shprehu konsideratat me të larta si një popull vital, me kulturë dhe shumë studiozë.
Kotzias tha se Greqia është me fat që ka emigrantët shqiptarë, sidomos të rinjtë studentë, të cilët kanë arritur rezultate të larta në universitete, ku dhe ai ka qenë vetë profesor i tyre. “Ndaj dhe ligji i ri i nënshtetësisë, tha Kotzias, është hallka e lidhjes së dy vendeve tona.” Ai shtoi se Greqia inkurajon integrimin në BE të Shqipërisë, dhe se të dy vendet ndjekin një politikë të integrimit dhe jo të mënjanimit.
Mes dy ministrave janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh kryesisht në fushën e turizmit dhe të bujqësisë. Ministri grek Nikolas Kotzias do të zhvillojë sot takime edhe me presidentin Nishani; kryeministrin Rama; kryeparlamentarin Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus