Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kthehet në Universitetin ku ka studiuar, pas 18 vjetësh.
Ministri Ditmir Bushati ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare të cilën e ka nisur me një seminar në Universitetin e Leiden-it “Europa Institute”, me një diskutim mbi temën “Siguria e zgjerimit, perspektiva e vendeve të Evropës juglindore”.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se “Evropa e sotme është larg nga Evropa e viteve kur unë studioja në Holandë, kur perspektiva e një Evrope të pandarë dukej më afër dhe më frymëzuese për të dyja palët, si ata që vijnë nga Evropa juglindore, dhe ata që jetonin brenda BE-së”. Sipas tij, Evropa është fokusuar më shumë në veten e saj dhe është më pak e hapur për të huajt./Top Channel
Fillon intervistimi i komisionerëve për manipulimet me vota ...
Dita Botërore Kundër Kancerit
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...