Me katër vjet burg e ka dënuar sot Gjykata e Teramos në Itali, një 40-vjeçar shqiptar, për shfrytëzim prostitucioni.
Gjithçka nisi në vitin 2012, kur shqiptari bindi një vajzë marokene 24-vjeçare të takohej me të në Itali, pasi do të martoheshin.
Në Marok, para celebrimit të martesës, shqiptari i ishte prezantuar të resë marokene si sipërmarrës.
Por, gjithçka ndryshoi sapo ajo mbërriti në aeroportin e Italisë, ku i priste dhe një bashkatdhetar i burrit, shqiptar.
40-vjeçari e kishte sjell “gruan” marokene në Martinsicuro, ku i kishte dorëzuar një celular dhe çelësat e një apartamenti, duke e paralajmëruar se do të prostituonte derisa të siguronte 10.000 euro.
Por 24-vjeçarja marokene ia doli të arratisej duke u strehuar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të prostitucionit, ku dhe më pas denoncoi shqiptarin.
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...
Dëshmitarja e Lybeniqit ia rrëfen tmerret Kurtit: Serbët kan...
Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare
Trump thotë se SHBA po e shqyrton seriozisht daljen nga NATO...