Google ADS

Breshka e madhe mesdhetare bie në rrjetet e peshkatarëve në Durrës

10:31 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Një breshkë e madhe deti e tipit Gareta ka rënë në rrjetet e peshkatarëve të Bisht Pallës.

Breshka mesdhetare ka si habitet zonën e Gjirit të Lalezi, Kepin e Rodonit dhe zonën bregdetare të Patogut është kapur në rreth 30 m thellësi dhe 2 km larg bregut.

Pasi është nxjerrë në breg, breshka është pastruar dhe më pas është lënë e lirë nga peshkatarët.

Breshka ishte afro 1 m e gjatë dhe peshonte rreth 70 – 80 kg./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale