Gazetari i njohur botëror David Beriain pritet të vijë në Shqipëri për të dëshmuar se si kilogramët e drogës shkarkohen në Itali dhe dorëzohen tek mafia italiane.
Ai do të infiltrohet brenda grupeve kriminale, teksa shqiptarët do t’i shpjegojnë se si funksionon biznesi.
Beriain gjithashtu do të mësojë për kulturën e vendit tonë, teksa do të integrohet brenda jetës së përditshme të kësaj organizate të tmerrshme kriminale.
Në reportazhin e gazetarit David Beriain pritet të përfshihet edhe “gjakmarrja”.
Gazetari do të takohet në male me një njeri të arratisur, një njeri i kërcënuar me vdekje nga ligjet e ‘Kanunit’ dhe i detyruar të bëjë një jetë të vetmen gjë që ai di të bëjë: vrasjen.
Gjatë intervistës, ‘i arratisuri’ tregon sikletin e tij para kamerave, duke mbajtur një pistoletë dhe dy granata dore në çdo moment.
David Beriain njihet se bën një format gazetaresk investigativ të futur në botët më hermetike dhe të rrezikshme klandestine në planet.
Këtë sezon do të trajtohen rrëmbimet në Venezuelë, ‘Baby Camorra’, mafia në Shqipëri, trafikimi i armëve në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Guatemala, El Salvador ose Kolumbia dhe trafiku i drogës në këtë vend të fundit pas epokës së artë të Pablo.



Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...