Një i dënuar në burgun e Peqinit i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së djeshme, duke u vetëvarur.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se “më datë 10.07.2016, në burgun e sigurisë se lartë I.E.V.P Peqin, ka kryer aktin e vetëvarjes në tualetin e dhomës, Fatmir Myftari, i biri i Asim, lindur më 30.01.1967, në fshatin Vlosh të Komunës Kurjan, Fier, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, siguria e lartë “Vrasje me Dashje”, të cilit i kishin mbetur dhe 6 vjet e 3 muaj”.
Fatmir Myftari u dërgua menjëherë pranë Spitalit Peqin, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtoria e Burgjeve thotë se situata socio-ekonomike e viktimës ishte shumë e dobët, me familjarët nuk kishte kontakte duke mos kryer asnjë takim për shkak edhe të veprës penale.
Po kështu, Drejtoria e Burgjeve thotë se i dënuari ishte me probleme të shëndetit mendor, diagnoztifikuar me çrregullime personaliteti, ka pasur probleme të vazhdueshme përshtatje, akomodimi si edhe ngarkesa emocionale.
I dënuari ka qene i akomoduar në Sektorin e Kujdesit të Veçantë i cili është planifikuar për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.
Për ta ndihmuar në qetësinë psikologjike duke qenë se qëndronte me dëshirën e tij vetëm në dhomë dhe interesin për t’u përfshirë si i dënuar i punësuar si lulishtar.
Referuar problematikave që lidhen me familjarët e tij janë marrë masa të vazhdueshme nga sektorët për zgjidhjen e konflikteve dhe rivendosjen e kontakteve me familjen.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi